Uzuni: Duhet vazhduar ta përfaqësojmë sa më denjësisht fanellën e Shqipërisë

Myrto Uzuni ka thënë se duhet vazhduar të përfaqësohet me dinjitet fanella e Shqipërisë.

Uzuni që luan në Ferencvaros të Hungarisë, të dielën ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen në triumfin 1:0 të “kuq e zinjve” ndaj Hungarisë në eliminatoret për Botërorin 2022 në Katar.

“Ishte ndeshje e veçantë për mua, sepse luajta kundër lojtarëve që i njoh dhe stërvitem çdo ditë. Kjo fitore na ngritë më shumë dhe duhet të vazhdojmë për ta përfaqësuar sa më denjësisht fanellën e Shqipërisë”, ka thënë Uzuni. “Jam në formën më të mirë, numrat flasin vet, por trajneri vendos se kush luan. Ne kishim rastet tona dhe duhet të punojmë edhe më shumë para portës”.

Ndërkohë mesfushori Klaus Gjasula e ka vlerësuar fitoren ndaj Hungarisë të merituar.

“Ishte një fitore e merituar. Fati që na mungoi ndaj Polonisë, e patëm sot”, tha Gjasula.


Shtuar 5.09.2021 20:29