Reja: Fitore e merituar, na jep mundësi të jemi në objektivat tanë

Edoardo Reja,  deklaroi pas ndeshjes se fitorja e shënuar ndaj Hungarisë është shumë me rëndësi dhe se e ndihmon përfaqësuesen që të kthehet te objektivat që kishte.

Shqipëria triumfoi 1:0 ndaj Hungarisë sonte në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2022. Fitorja erdhi tri ditë pas humbjes 4:1 ndaj Polonisë.

“Më vjen keq që kemi humbur një lojë 4:1 nga Polonia, lojë në të cilën nuk luajtëm keq. Sot luajtëm mirë, ndonëse golin e shënuam vonë. Hungaria luan me topa të gjatë dhe nuk është pak të fitosh ndaj një ekipi që ka luajtur në Evropian. Kemi fituar me meritë. Në sulm kemi humbur disa raste të mira dhe duhet të jemi kujdes. Ndërsa në pjesën e mbrojtjes jam shumë i kënaqur. Broja ka talent, por duhet përmirësuar ende në disa gjëra. Në klub ke mundësi të ndryshosh, por në përfaqësuese duhet shfrytëzuar çdo rast. Kjo fitore na jep mundësi të kthehemi dhe të jemi në objektivat tona”, ka thënë Reja.


Shtuar 5.09.2021 20:35

Tags: ,