“Unë jam shumë i mërzitur me të gjithë ju”, Enrique me momente gazmore pas ndeshjes

Studio CBS Sports, ku analistë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve janë Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richards, ka fituar zemrat e fansave, fal edhe humorit të treshes së njohur.

PSG arriti të mposht Barcelonën me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë dhe të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për Luis Enriquen, beteja nuk kishte mbaruar pas fishkëllimës së fundit, pasi iu desh t’i thoshte disa fjalë për Micah Richards, të cilin e kishte cilësuar si idhull.

“Unë jam shumë i mërzitur me të gjithë ju!”.

“Pse?”, pyeti Micah Richards.

“E dini pse”, ka thënë menaxheri i PSG-së. Richards më pas e kuptoi dhe bërtiti: “Për shkak të eliminimit! Ai e di! Ai e shikon emisionin!”.

“Unë i pashë në YouTube, të gjithë ju parashikuat se Barcelona po kalonte në fazën tjetër”, shpjegoi 53-vjeçari. “Askush nuk besoi në mundësitë tona. Sa i trishtuar jam, sa i trishtuar jam”.

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Carragher protestoi: “Jo, Luis! Të kisha në finale kundër Manchester Cityt! Duhet të shikosh përsëri në YouTube!”

“Oh me të vërtetë! Nuk të pashë, më vjen keq”, pranoi Enrique. “Unë e pranoj faljen tuaj, Luis”, u përgjigj Carragher.


Shtuar 17.04.2024 21:12