U raportua se shpenzoi 500 mijë euro për 6 orë, nuk vonon reagimi i Haaland

Sot gjatë ditës u raportua në mediat e huaja, si futbollisti i Borussia Dortmund, Erling Haaland shpenzoi një shumë të madhe paradh në një restaurant në Ishullin Mykonos.

Sporttime’ raportonte se Haaland shpenzoi plotë 500 mijë euro për gjashtë orë dhe u la bakshish kamarierëve 30 mijë euro.

Këtyre shkrimeve i ka reaguar protagonisti, Haaland – duke thënë se s’janë të vërteta.

“Unë mendoj se ata harruan kurset kryesore.  Këto janë lajmet e pavërteta”, ka shkruar Haaland në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë është duke kaluar pushimet – kurse në tavolinën e tij tashmë kanë arritur oferta të ‘çmendura’. Klubet që janë të interesuara për të, janë: Chelsea, Manchester City, Bayern Munchen, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

 


Shtuar 26.06.2021 16:28