U eliminua nga Chelsea, Zidane: Ishin më të mirë, merituan kualifikimin

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka reaguar pas humbjes ndaj Chelseas dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

 

Real Madrid ka dështuar të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo prapë se prapë Zidane uroi kundërshtarin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zidane: “E uroj Chelsean, të cilët kanë qenë më të mirë. I përgëzojë edhe lojtarët e mi”, ka thënë ai.

“Ka qenë një vit me shumë lëndime dhe ngritje dhe zbritje. Akoma kemi bërë gjëra të mëdha. Ne duhet ta përgëzojmë Chelsea-n, i cili ka qenë më i mirë. Tani e tutje, do të mendojmë vetëm për La Ligan”.

Tutje, francezi ka deklaruar se ata janë munduar shumë për të fituar, mirëpo në fund ky është futbolli.


Shtuar 6.05.2021 08:46