Tuchel për Brojën: Ai është këtu për të provuar veten

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, foli për perspektivat e sulmuesit, Armando Broja.

“Ai është këtu për të provuar veten. Ai është lojtari ynë, ne nuk jemi të interesuar ta shesim. Për Armandon janë interesua shumë klube dhe kjo tregon sa i madh është potenciali”, tha Tuchel në konferencën e tij për shtyp.

Kujtojmë se Broja mund të shkojë te West Ham apo Newcastle, të cilët janë aktivisht të interesuar për shërbimet e shqiptarit. Në të njëjtën kohë, ka gjasa që Thomas Tuchel ta lërë sulmuesin në skuadër nëse ai mund ta lërë përshtypje në parasezon. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2022 16:17

Tags: ,