Tuchel ka një prioritet të madh për merkaton e dimrit

Aurélien Tchouaméni mahniti Evropën gjatë Ligës së Kombeve të fundit. Reprezentuesi francez ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës Deschamps.

Të mëdhenjtë e Evropës e ndjekin me shumë vëmendje, por ai që ka më shumë interes për momentin, siç zbulon TeamTalk, është Chelsea. Kjo do të thotë që mesfushori të jetë bërë prioritet për trajnerin Thomas Tuchel.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin, por klubi anglez është i gatshëm të shtyjë fort për Tchouaméni. Në fakt, ata sigurojnë se një ofertë prej 50 milionë euro do të jetë në tryezë për të fituar nënshkrimin e tij këtë dimër dhe do ta lërë atë në huazim te Monaco deri në sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Chelseat takohet me Tchouaméni nga koha e tij në pankinën e PSG dhe ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj evolucionit të tij. Për momentin ai konsideron se do të ishte përforcimi ideal për mesfushën e skuadrës së tij. r.t/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 09:55