Thomas Tuchel, përzgjedhësi i Anglisë, ka shprehur zhgënjimin e tij pas suksesit 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026, duke vënë në shënjestër mënyrën si ishin pozicionuar fotografët para nisjes së sfidës.
Sipas trajnerit gjerman, ai nuk arriti ta përjetonte siç duhet çastin e himnit kombëtar, sepse shikimin drejt ekipit ia penguan dhjetëra fotografë të rreshtuar pranë vijës së fushës.
Të lidhura
None found
“Po i kërkoj FIFA-s të ndryshojë pozicionimin e fotografëve, sepse nuk munda ta shihja ekipin tim gjatë himnit kombëtar dhe mezi e prisja atë moment”.
“Ishte një moment shumë, shumë i veçantë, ndërsa unë po qëndroja përballë pesëdhjetë fotografëve. Kjo ma prishi disi përjetimin sot”, deklaroi Tuchel.
Për teknikun 52-vjeçar, kjo është hera e parë që po merr pjesë në një Kupë Bote si përzgjedhës.
Tuchel mori në dorë drejtimin e përfaqësueses angleze në janar të vitit 2025.
