Trofeu i parë i Conference League, çfarë shkruajnë mediat më prestigjoze për triumfin e Romës në Tiranë (FOTO LAJM)

Finalja e parë e turneut më të ri të UEFA-s, Conference League, u luajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe u fitua nga skuadra italiane e Romës që ia doli të mposhtë skuadrën holandeze të Feyenoord me rezultatin 1-0.

Në Holandë vajtojnë, në Itali gëzojnë, ndërsa nëpër botë triumfi i Romës lidhet më së shumti me trajnerin Mourinho, i cili absolutisht që ka meritën e tij dhe bëhet trajneri i vetëm që ka fituar 3 treofetë më të rëndësishëm Evropianë, Champions Legue, Europa League dhe Conference League.

Të lidhura

None found

“Special” vazhdon të mbajë gjithashtu rekordin duke mos humbur asnjë finale, pasi ka luajtur plot 5 të tilla.

“Lot në Tiranë”, shkruan holandezja e De Telegraf.

“Trofeu i Conference League është në Romë, natë feste për tifozët”, shkruan Sport Mediaset.

Mediat si The Sun, Daily Mail, Bild e shumë të tjera e kanë me trajnerin Jose Mourinho./albeu.com