Trembet Juventusi, Arsenali bën ofertë zyrtare për Locatellin

Manuel Locatelli po shkëlqen këtë Europian me Italinë dhe shumë klube janë vënë pas tij.

Pas interesimit të Juventusit, së fundmi në garë ka hyrë edhe Arsenali që ka bërë dhe ofertë zyrtare, kjo është konfirmuar nga presidenti i klubit të Sassuolos, Giovanni Carnevali, shkruan Albeu.com.

“Arsenali po bën presion të fortë për të nënshkruar me Locatellin dhe është një ofertë e rëndësishme për ne. Ne do ta shohim” – ka thënë ai.

Carnevali gjithashtu ka zbuluar se edhe Juventus do transferimin e Locatellit.

“Gjithashtu Juventusi e dëshiron Locatellin dhe ne kemi një raport të veçantë me ta. Ne kemi planifikuar një takim të ri me Juventusin” – ka deklaruar presidenti i Sassuolos.

Ndërkohë, 23-vjeçari aktualitsht vlerësohet reth 35 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 1.07.2021 10:59