Tragjedi në basketboll, ndahet papritur nga jeta ylli i NBA në moshën 29-vjeçare

Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Grizzlies shpërndau një deklaratë publike duke shprehur pikëllimin për humbjen e Clarke, duke thënë se janë “të tronditur nga ky humbje tragjike”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, Clarke ishte “një bashkëlojtar i jashtëzakonshëm dhe një person edhe më i mirë, ndikimi i të cilit në organizatë dhe në komunitetin më të gjerë të Memphisit nuk do të harrohet.”

Clarke lindi në Kanada dhe u shpërngul në Phoenix që në moshë të vogël, ku ndoqi shkollën e mesme Desert Vista High School. Ai u zgjodh i 21-ti në draftin e vitit 2019 nga Oklahoma City, por menjëherë u transferua te Memphis Grizzlies. Clarke kishte një sezon debutues premtues në 2019-20, duke u përzgjedhur në ekipin All-Rookie.

Gjatë karrierës së tij shtatëvjeçare me Memphis, Clarke luajti 309 ndeshje, mesatarisht duke shënuar 10.2 pikë dhe 5.5 kërcime për ndeshje. Ai kishte përjetuar një lëndim në viç, i cili e detyroi të mungonte për pjesën më të madhe të sezonit 2025-26.

Aktualisht nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes së Clarke.


Shtuar 12.05.2026 22:13