Tottenhami nis bisedimet për rinovimin me Son

Tottenhami nis bisedimet për rinovimin me Son

Tottenham ka hapur bisedimet me Heung-Min Son për një marrëveshje të re dhe ka besim se do të finalizohet në verë, raporton Football Insider.

Sulmuesit 31-vjeçar i skadon kontrata në Londrën e Veriut në vitin 2025, megjithëse Spurs kanë një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij për një vit shtesë.

Mësohet se janë zhvilluar bisedimet fillestare mes dy palëve, por një kontratë e re nuk pritet të kompletohet deri në përfundimin e sezonit.

Të dy Son dhe Tottenham janë të fokusuar në fundin e sezonit 2023-24, me skuadrën e Ange Postecoglou në garë për kualifikimin në Champions League.

Ata aktualisht janë në vendin e pestë në Premier League – pesë pikë prapa katër të parave me 12 ndeshje të mbetura.


Shtuar 9.03.2024 11:39