Tottenhami bën ofertë mbi 70 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Tottenhami ka bërë një ofertë të parë që tejkalon 69 milionë euro për sulmuesin e Liverpoolit, Cody Gakpo.

Liverpooli po e vlerëson propozimin, megjithatë pritet që “Të Kuqtë” të mos e pranojnë ofertën fillestare, pasi kërkojnë të sigurojnë një shumë më të madhe nga shitja e reprezentuesit të Holandës.

Të lidhura

None found

Klubi londinez e ka orientuar interesimin drejt Gakpos pas dështimit të përpjekjeve të gjata për transferimin e Elye Ëahi. Në listën e alternativave të Tottenhamit ndodhet gjithashtu Savio i Manchester Cityt.

Edhe Gakpo mësohet se nuk e përjashton largimin nga “Anfield” gjatë kësaj vere. Sipas burimeve në Angli, sulmuesi 27-vjeçar do ta mirëpriste mundësinë për t’iu bashkuar Tottenhamit.

Në sezonin e kaluar të Ligës Premier, holandezi shënoi shtatë gola dhe dha pesë asistime në 36 paraqitje.

Që nga ardhja prej PSV-së, Gakpo ka fituar një vend të rregullt në formacionin e Liverpoolit, duke grumbulluar deri më tani më shumë se 130 paraqitje me klubin në të gjitha garat.


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetewin girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom