Tottenham kërkon një zëvendësues për Ndombele

Tanguy Ndombele , lojtari aktual i Tottenhamit , është i vendosur të shkojë në Paris Saint-Germain , ndaj skuadra e Antonio Conte po lëviz në merkato në kërkim të një zëvendësuesi për mesfushorin francez.

Sipas gazetës britanike Daily Mail , “mesfushori i PSG-së, Georginio Wijnaldum mund të jetë pjesë e marrëveshjes këtë muaj.”

Dhe pikërisht kalimi i holandezit në Ligue 1 nuk është ashtu siç pritej. Edhe pse ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, ai ka startuar vetëm 15.

Pas ofertës së Leandro Paredes nga skuadra pariziene dhe refuzimit të argjentinasit për t’u larguar nga PSG, Spurs ata do të kishin zgjedhur që ish- lojtari i Liverpool -it të përforconte palcën kurrizore. r.t/albeu.com

Shtuar 23.01.2022 21:09