Tottenham bën “presion” për Zaniolon, Mourinho bëhet “mburojë”

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk dëshiron që të humbasë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, pavarësisht se në skuadër janë afruar disa lojtarë të tjerë cilësorë.

Italiani është duke kaluar një formë të mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe gjatë këtij parasezoni, ndaj skuadra e vëna pas tij janë të shumta.

Skuadra që është më afër sulmuesit është Totteham i Antonio Contes, por Mourinho është duke bërë gjithçka për të bllokuar largimin e yllit të skuadrës.

Merkato do ende edhe disa javë të përfundojë, ndërsa mbetet të shihet nëse “special one” do ia dalë ta mbajë në skuadër lojtarin e tij./albue.com


Shtuar 8.08.2022 09:14