“Topi i Artë”, Henry zbulon të preferuarin e tij

Legjenda e Arsenalit dhe kombëtares Franceze, Thierry Henry ka folur mbi të preferuarit e tij për fitimin e “Topit të Artë”.

Për francezin për këtë herë pretendent nuk është më Robert Lewandowski, pasi gjermani e meritonte në 2020, ndërsa këtë vit sipas e tij më lart janë Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

“Nuk kam ide (kush do të fitojë). Le të jemi shovinist, shpresoj të jetë Karim Benzema ose N’Golo Kante. Robert Lewandowski duhet të zgjedhur në vitin 2020 nëse nuk do të anulohej. Me 41 gola ka thyer rekordin e Gerd Muller. Mund të flasim edhe për Jorginhon: fitoi gjithçka. Është edhe Leo (Messi), i cili më në fund fitoi Copa América. Përgjigja e saktë vjen për 15 ditë,” përfundon ai. r.t/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 16:46