Toni Kroos: Nuk kam parë Barcelonën kohët e fundit, kam gjera tjera për të bërë

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka deklaruar se nuk e shikon shpesh kundërshtarin e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, Barcelonën. ‘Los Blancos’ do të përballen me rivalët e tyre të përjetshëm të mërkurën, me fituesin që do të luajë me fituesin midis Atletico Madrid dhe Athletic Club, të cilët përballen në gjysmëfinalen tjetër të së enjtes.

Kroos luajti një rol të madh herën e fundit që Madridi fitoi Superkupën, në vitin 2020 dhe ai mezi pret mundësinë për të ngritur trofeun për herë të tretë, megjithëse e di se nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

“Nuk kam parë shumë ndeshje të Barcelonës kohët e fundit, kam gjëra të tjera për të bërë dhe për të parë ndeshjet tona”, tha Kroos në konferencën e tij për shtyp kur u pyet për ndryshimin në ekipin e Xavi-t me atë të Ronald Koeman.

“Por unë i njoh mirë, ata kanë disa dyshime, por në përgjithësi kanë shumë lojtarë me cilësi të lartë. Nuk mund të them se çfarë ka ndryshuar nën drejtimin e Xavi.”

Gjermani foli gjithashtu për stilet e lojës dhe pranoi se ai favorizon një lojë të bazuar në zotërimin e topit.

“Ata që më njohin mirë e dinë që unë gjithmonë dua ta kem topin, por çelësi për një ekip të mirë është përshtatja me nevoja të ndryshme”, tha Kroos.

“Nëse keni ritëm lart, duhet ta shfrytëzoni atë maksimalisht. Mund të jetë një mënyrë për të kontrolluar, por unë gjithmonë preferoj ta kem topin. Unë do të isha i lumtur me 90 për qind të posedimit të topit dhe një fitore 1-0. Duhet të kërkosh boshllëqet, por posedimi i topit nuk është i mjaftueshëm.”

Kroos vjen në garë në formë të mirë dhe ai beson se ‘Los Blancos’ janë përmirësuar me kalimin e sezonit, edhe pse rezultatet ishin mbresëlënëse në fillim të sezonit.

Real Madrid do të përballet me Barcelonën në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Arabinë Saudite në gjysmëfinalen e Supercopa de Espana në orën 20:00 (CET) të mërkurën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 08:17