Një protagonist për mirë dhe për keq në humbjen e mbrëmshme të Milanit ndaj Liverpoolit, FIkayo Tomori përdor Instagramin për t’u kërkuar falje tifozëve kuqezi. Gabimi i mbrojtësit anglez, i cili shënoi për avantazhin e kuqezinjve, në fakt ishte vendimtar për 2-1 e Reds.
“Unë vazhdojnë të jem i frustruar me veten dhe i zemëruar”, shkruan ish-lojtari i Chelsea në Instagram. “Do të mësoj nga ai gabim dhe do të punoj shumë që të mos përsëritet më. Por jam shumë krenar që shënova golin tim të parë në Champions League në San Siro për Milanin.
Tani kemi pjesën tjetër të sezonit për të siguruar që ky klub të kthehet në vendin e tij vitin e ardhshëm dhe ta bëjmë këtë sezon të paharrueshëm”./h.ll/albeu.com
View this post on Instagram