Dhe pse ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, këngëtarja Big Mama duket e përmalluar për familjen.
Me lot në sy, ajo u ka rrëfyer sot banorëve bisedën e fundit me nënën e saj para se të hynte në shtëpinë e vipave.
Ajo shpërtheu në lot kur po rrëfente se si mamaja e saj i kishte thënë që nuk do t’a shohë gjatë pjesmarrëjes së saj në këtë edicion të Big Brother VIP.
“Më tha që nuk do të më shihte…”-rrëfeu mes lotëve Big Mama ndërkohë konkurentët e tjerë nuk kursyen fjalët e ngrohta dhe përqafimet në këto momente emocionesh për këngëtaren. /albeu.com/