Tirana dominon mes tensionit dhe spektaklit, 45 minutat e para në barazim

Ka mbaruar pjesa e parë në Air Albania mes Tiranës dhe Dudelange me rezultatin 0-0.

Tirana ka bërë një pjesë të parë të mahnitshme, por me shumë raste të humbura. Këtë seri rastesh të humbura e nisi Seferi në minutën e 9-të ku përballë portierit nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Ekipi kryeqytetas ka bërë një lojë shumë të bukur dhe plot emocione. Miqtë patën disa kundërsulme të rrezikshme por për fatin e mirë nuk rezultuan të dëmshme.

Gjithashtu gjatë kësaj pjese të parë pati dhe tensione si nga tifozeria dhe nga stoli i Tiranës. Gjyqtari spanjoll nuk ka akorduar disa faulle në favorin e Tiranës dhe kjo gjë ka bërë që të krijohet revoltë në stadium. Disa tifozë madje hodhën dhe disa sende në fushën e lojës.

Me këtë ritëm, Tirana është në rrugën e duhur por duhet të shënojë patjetër, të përmbysë rezultatin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 20:50