Tifozi i Rayo Valleciano bën gjestin e turpshëm ndaj Courtois (VIDEO)

Reali shpëtoi me fitore 0-1 ndaj Rayo Vallecanos dhe për këtë i detyrohet shumë Thibaut Courtois.

Portieri belg me pritje të shkëlqyera në pjesën e dytë ndihmoi Realin për të marrë 3 pikët me golin e Karim Benzema në 83′.

Kamera ka kapur një prej tifozëve i cili shau dhe  pështyu Courtois.

Në fakt, video u bë virale dhe shumë fansa po i bëjnë thirrje drejtuesve të Rayo-s që të identifikojnë autorin dhe ta ndëshkojnë në përputhje me rrethanat. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 15:16