Shevchenko nga Londra: Falënderoj ata që mbrojnë vendin tim

Andrei Shevchenko foli për situatën tragjike në Ukrainë në ditët e fundit, duke shprehur shqetësimin e tij të madh për njerëzit e tij në Kiev.

Përveç kësaj, ai falënderoi ushtrinë ukrainase dhe njerëzit që po mbrojnë vendin e tyre në këto kohë të vështira.

Deklarata e Shevchenkos:

“Unë jam në Londër, por nëna ime, familja ime dhe të dashurit e mi janë në Ukrainë dhe jam shumë i shqetësuar. Prindërit dhe motra ime janë në Kiev. Deri tani është mirë, por gjithçka që ndodh është tragjike. Dua të shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time për ushtrinë ukrainase, presidentin tonë dhe njerëzit që po mbrojnë vendin tonë. Ju jeni heronjtë e mi, unë jam krenar për vendin tim dhe njerëzit e tij. Shumë mitingje në mbështetje të Ukrainës po zhvillohen në Londër. Nga këtu po bëjmë më të mirën dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, që të organizohet ndihma që duhet”. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 15:10