Theo dëshmon dashurinë e madhe për Milanin, nuk i konsideroi ofertat nga City, PSG e Chelsea

Theo Hernandez nuk lëviz nga Milano dhe është shumë pranë rinovimit të kontratës më Milanin.

Francezi është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë dhe ofertat për të kanë qenë të shumta nga klube elitare.

Mediat angleze raportojnë se City, Chelsea dhe PSG kontaktuan me të, por ai kurrë nuk i mori në konsideratë duke konfirmuar dashurinë e madhë për klubin “kuqezi”.

Mbrojtësi pritet ta rinovojë kontratën deri në vitin 2026, me një opsion për të vazhduar edhe një vit. r.t/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 11:57