Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, të gjithë sytë e botës do të jenë më “Allianz Arena”. Bajerni i Mynihut, pret në ndeshjen e kthimit PSG-në teksa ndeshja e parë në “Parc de Princes” u mbyll me shifrat 4-5.
Dueli i një jave më parë dhuroi emocione të jashtëzakonshme, gola, luftë, spektakël, ritëm, çdo gjë të bukur që mund të prodhohet për 90 minuta.
Të lidhura
None found
Por sot është mbrëmja e së vërtetës ku vetëm njëra prej tyre do të fluturojë drejt Budapestit, ku do të përballet me Arsenalin në 30 maj.
Gjithçka është e hapur mes dy gjigandeve të Europës dhe sonte pritet një tjetër finale e parakohshme si ajo e javës së kaluar.
NDESHJA E SOTME
BAJERN MYNIH-PSG (4-5)
