Te Gjermania “kryqëzojnë gishtat”, Reus mund të jetë në Katar

Një lajm aspak i mirë për Borussia Dortmund dhe Gjermaninë ishte dëmtimit i sulmuesit, Marco Reus.

Gjermani u dëmtua në sfidën ndaj Schalke në sfidën e javës së 7-të të Bundesligës, takim që u fitua nga verdhezinjtë 1-0.

Në minutën e 32-të Reus u dëmtua, ndërsa u detyrua të dilte nga fusha e lojës me barrelë. Por tashmë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga klubi gjerman, bëhet e ditur se sulmuesi pas analizave të bëra do të mungojë për 3-4 javë.

Te stafi i kombëtares gjermane kryqëzojnë gishtat që Reus të rikuperohet në kohë për botërorin “Katar 2022”.