Real Madridi rrezikon të mos ketë në dispozicion një nga mesfushorët e tij për ndeshjen e së shtunës kundër Valencias në La Liga.
Gazeta “Marca” raporton se gjendja fizike e Aurelien Tchouamenit ka shkaktuar shqetësim, pasi ai nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës në grup.
Të lidhura
None found
Mesfushori francez dhe Arda Guler kishin marrë pushim për takimin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me AEK Athinën. Pas kthimit nga Greqia, Guler u stërvit me skuadrën, kurse Tchouameni zhvilloi një seancë individuale.
Për këtë arsye, pjesëmarrja e 26-vjeçarit në përballjen me Valencian në stadiumin Mestalla mbetet seriozisht në dyshim.
Jose Mourinho pritet të vendosë pas stërvitjes së fundit të së premtes nëse do të marrë përsipër rrezikun për ta aktivizuar mesfushorin francez.
Nëse Tchouameni nuk është i gatshëm, Eduardo Camavinga mund ta nisë ndeshjen si titullar, pasi luajti edhe kundër AEK Athinës. Mourinho ka si mundësi edhe kapitenin Fede Valverde, autorin e golit dramatik që i dha Real Madridit fitoren në Greqi.






