Talenti i Dortmund në telashe, Policia i bastis shtëpinë

Nuk kanë fund telashet për sulmuesin e Dortmund, Youssoufa Moukoko. Pas dëmtimit që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, talentit 16 vjeçar, tashmë iu desh të përballej me policinë.

Siç shpjegohet nga shtypi gjerman dhe në veçanti “Bild”, makinat e policisë mbërritën në shtëpinë e tij të mërkurën e kaluar.

Të lidhura

None found

Një vajzë thërriti policinë sepse ishte mbyllur kundër vullnetit të saj në një apartament. Ishte Amelie, ish e dashura e Youssoufa Moukoko e cila kishte ardhur aty për t’u sqaruar me sulmuesi e Borussia Dortmund.

Ky i fundit që kishte patur një takim urgjent dhe u largua nga shtëpia e tij duke kyçur derën dhe e la vajzën e re vetëm në apartament. Në pamundësi për të dalë, ajo thirri policinë për të dalë. Sidoqoftë, ajo nuk dëshironte të ndiqte penalisht lojtarin dhe nuk bëri një ankesë.


Shtuar më 11.04.2021 14:41