Interi “marshon” drejt titullit, mposht minimalisht Cagliarin (VIDEO)

Interi nuk ka lënë hapësirë për gaibme as në ndeshjen ndaj Cagliarit.

Ndonëse me vështirësi arritën të marrin tre pikë, “Nerazzurrët” nuk lejuan befasi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, Conte reagoi duke bërë zëvendësime, dhe si duket zëvendësimet dhanë frytet e tyre.

Achraf Hakimi i cili hyri në pjesën e dytë, dhuoi një asistim për Mateo Darmian i cili shënoi gol në min (77’).

Fakt interesant ishte se edhe trajneri Antonio Conte i është bashkuar futbollistëve në festën e golit.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për ti marrë tre pikët në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati përfundimtar, Inter1-0 Cagliari./


Shtuar 11.04.2021 14:29