Suksesi ndaj Kukësit, trajneri Osmani: Fitore e vlefshme, Vllaznia pret përforcime

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani dha komentin e tij pas fitores 1-0 ndaj Kukësit.

“E rëndësishme në lojë është fitorja dhe 3 pikët. Mendoj se goli në fillim na ngriti në vetkënaqësi. Nuk është e mirë. Sa i përket mbrojtjes dhe sot luajtëm mirë. Pjesën e parë shumë kërcime prej mbrojtjes në sulm. Në mesfushë nuk ishim aktive. Ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë.

Të lidhura

None found

Sa në vështirësi ju vendosi Kukësi dhe si e shihni vendosjen e Malës në krahun e majtë?

Kukësi qarkullonte topin më mirë se ne. Një pjesë të fajit e kishim dhe ne, i linim hapësira. Sa i përket Malës në anën e majtë, ide e imja ishte. Nuk e prisja aq defansiv, Kukësi të na mbledhë në 20-30 metra. Me zotësinë që ka Mala të jemi më të rrezikshëm.

Skuadra në vetkënaqësi.

Në rrethanat kur jep golin në fillimin e takimit, hapet loja.

A prisni përforcime të reja?

Po sigurisht që presim. Sot dha shenja kjo lojë që ne duam përforcime. Jemi në biseda me disa lojtarë, nuk e di kur do vijnë po janë në plane disa përforcime.

Ku janë në plan?

Ne pasi mbaroi gjysma e kampionatit dolëm në përfundim se na duhet në çdo repart nga 1 lojtar, mbrojtje, mesfushë dhe sulm” – Tha ai. /balkanweb/


Shtuar më 14.01.2024 19:27

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş