Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Europë, tre gjigantët vihen pas francezit

Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad.

Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai.

Të lidhura

None found

Madje, nga raportimet e fundit bëhet e ditur se Benzema mund të rikthehet në Evropë, ndërsa për të janë shfaqur tri destinacione.

Real Madrid: Kjo situatë e papritur ka ngjallur interesin e tri klubeve të njohura evropiane që kërkojnë të nënshkruajnë me Benzeman në huazim deri në fund të sezonit. Mes tyre është edhe Real Madridi, i cili mirëpret rikthimin e sulmuesit për të forcuar rotacionin sulmues nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Lyon: Nga ana tjetër, Lyon, i zhytur në krizë dhe në luftë kundër rënies nga kategoria, ka shprehur interes për riatdhesimin e Benzemas. Sulmuesi me përvojë mund të bëhet zgjidhja që i duhet skuadrës franceze për të kthyer sezonin e saj.

Manchester United: Në Ligën Premier, edhe Manchester United i ka vënë sytë te sulmuesi francez. Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të vijë si huazim për të garuar si titullar me Hojlund. Erik Ten Hag, strategu i United, beson se francezi do të ishte një përforcim i vlefshëm për të forcuar skuadrën dhe për të rritur konkurrencën e brendshme. /Telegrafi/


Shtuar më 14.01.2024 19:25

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon