Raheem Sterling ka folur pas ndeshjes me Gjermaninë.
Sterling realizoi golin e parë në minutën 75′ për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Anglezi u shpreh pas ndeshjes se paraqitja ndaj Gjermanisë ishte një paraqitje e madhe dhe ata kryen punën mirë në fund.
“Ne e dinim që duhej të bënim një paraqitje fantastike ndaj një kundërshtari tejet të vështirë sonte, dhe në fund ia arritëm”, tha ai.
“Ne e dinim se me çfarë intensiteti mund të luajmë, jo shumë skuadra mund ta përballojnë atë”, tha Sterling.
“Rice dhe Phillips ishin fantastikë në mesfushë, ata fituan terren në mesfushë, thjeshtë ishin të mahnitshëm”, përfundoi Raheem Sterling./