Edon Zhegrova po paraqitet si lojtari më i mirë i Juventusit në sezonin 2026/27, sipas të dhënave statistikore.
Pas muajve të parë të sezonit, skuadra italiane nuk ka arritur formën e dëshiruar dhe renditet në vendin e shtatë, ndërsa vazhdon të garojë edhe për trofeun e Ligës së Evropës.
Të lidhura
None found
Megjithatë, për nga statistikat, Zhegrova, ylli i Kosovës që klubi kërkonte ta largonte me çdo kusht gjatë afatit kalimtar të verës, është ndër më të dalluarit.
Pas 10 javësh të kampionatit italian, “SofaScore” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve të Juventusit. Zhegrova ka marrë notën 7.23, pas Douglas Luizit, i cili ka vlerësimin 7.31.
Në Serie A, anësori kosovar kryeson për Juventusin në gola dhe asistime, me nga dy në secilën kategori.
Ai prin gjithashtu në pasimet kyçe për ndeshje, me mesatare 1.8, ndërsa regjistron 1.5 driblime të suksesshme dhe dy raste të mëdha të krijuara. Në këtë të fundit, vetëm Luizi ka më shumë, me katër.
Këto shifra i japin Luciano Spallettit një tregues të qartë se lënia e Zhegrovës jashtë skuadrës nuk ka qenë vendimi i duhur. Edhe mediat italiane e kanë kritikuar së fundmi trajnerin.






