Kombëtarja e Spanjës mori një fitore të thellë ndaj Austrisë, duke prerë biletën për në raundin e 16-të të Kupës së Botës.
Të lidhura
None found
“La Roja” dhuroi edhe një paraqitje mbresëlënëse dhe e mbylli sfidën me shifrat e qarta 3-0.
Ndonëse Marc Cucurella realizoi një vollej shumë të bukur, goli i tij nuk u pranua pasi gjyqtari kryesor sinjalizoi faull në sulm.
Avantazhin për spanjollët e solli Mikel Oyarzabal, i cili finalizoi saktë pas një asistimi të bukur nga Marc Cucurella në minutën e 36-të.
Pas rikthimit nga pushimi, Spanja e rriti edhe më shumë kontrollin e lojës dhe Pedro Porro realizoi për 2-0, pas pasimit të Alex Baenas në minutën e 66-të.
Lamine Yamal iu afrua golit pas një topi të kthyer, por David Alaba ndërhyri në momentin vendimtar duke e larguar topin nga porta.
Golin e tretë dhe të fundit e shënoi sërish Oyarzabal, që përfitoi nga një tjetër asistim i Cucurellas në minutën e 89-të.
Me këtë triumf, Spanja kalon më tej, ku do të përballet me fituesin e duelit Portugali – Kroaci.//

