Solskjaer takim me CR7 dhe disa lojtarë të tjerë për të nxjerrë Man Utd nga kriza

Me presionin që vazhdon të rritet mbi trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri ka folur me një numër lojtarësh kryesorë këtë javë ndërsa ai kërkon zgjidhje për problemet e klubit në fushë.

Puna e norvegjezit është vënë në pikëpyetje prej disa kohësh, me humbjet poshtëruese kundër Liverpool dhe Manchester City që nuk i ndihmojnë kauzën e tij.

Të lidhura

None found

Sipas “Daily Mail”, Solskjaer tani ka folur me Cristiano Ronaldon, Bruno Fernandes, Harry Maguire, Luke Shaw, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Trajneri i thirri ata për një takim në orën 10 të mëngjesit në objektin stërvitor të klubit në Carrington të enjten.

Ka pasur raportime se Cristiano Ronaldo është bërë i pakënaqur me situatën në Old Trafford që kur u bashkua në verë dhe se ai tashmë do të konsideronte të ardhmen e tij përtej verës nëse ata dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2021 12:30