Sky Sports: Real Madrid rrit në 200 milionë euro ofertën për Mbappe (FOTO LAJM)

Sky Sports” raporton së fundmi se Real Madrid ka rritur ofertën në 200 milion euro nga 170 +10 bonuse që ishte më parë për Mbappe, shkruan Albeu.com.

Gjithashtu media bën me dije detajet teksa Madrid do ofrojë 180 milionë euro ose 170 milionë euro plus 30 milionë euro bonuse, pra 200 në total.

Kjo ofertë do vlejë vetëm deri në ora 18:00 dhe në rast që nuk pranohet, atëherë klubi i Los Blancos do të heqë dorë.

Mbappes i skadon kontrata pas 10 muajve dhe sipas medias prestigjoze angleez, sërish lojtari francez i ka treguar PSG-së se nuk do rinovjoë.

Pra, orët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e fituesit së Kupës të Botës. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2021 16:38