Skriniar i dashuruar me Interin: Do të vazhdoj karrierën time këtu

Milan Skriniar mbrëmë u shpall si futbollisti më i mirë sllovak për të tretin vit radhazi.

Mbrojtësi zikaltër, në eventin e shpërndarjes së çmimeve, foli për mediat vendase duke patur si kryefjalë ekipin e tij.

“Fakti i fitores me Interin dhe eksperienca ime me këtë ekip më ka ndihmuar shumë të përparohem dhe të bëhem një lojtar më i mirë. Ne fituam Scudetton dhe këtë vit mund të përsërisim suksesin, pavarësisht se kemi gabuar diku dhe jemi pak pikë pas në renditje.

Humbëm ekuilibrin por do të rikthehemi përsëri, unë kam besim te ky ekip. Milan dhe Napoli janë para por ne nuk dorëzohemi, të gjithë e dinë këtë.

Kam një kontratë me Interin deri në vitin 2023, por do të rinovoj për të qëndruar akoma edhe më gjatë te ky ekip që më ka dhënë gjithçka që unë kam dashur në karrierën time./ h.ll/albeu.com

Shtuar 23.03.2022 12:50