Shpresat “ndjekin” Kombëtaren e madhe, djemtë e Bushit mposhten edhe nga Kroacia

Është një periudhë “JO” për kuqezinjtë. Mbrëmjen e djeshme kombëtarja A u mposht nga Izraeli duke shuar kështu shpresat për vendin e parë në grup.

Por edhe Shpresat e Alban Bushit nuk kanë mundur dot të sigurojnë rezultat pozitiv në miqësoren që zhvilluan ndaj Kroacisë.

Kroatët fituan 3-1 ndaj djemve të Bushit dhe kjo është humbja e dytë në pak ditë me të njëjtin rezultat, pasi kuqezinjtë u mposhtën edhe nga Maqedonia e Veriut.

Ky turne i Shpresave ishte ideuar me kombëtaret e edicionit të ardhshëm pikërisht për të parë në veprim kandidatë potencialë për të veshur fanellën e kësaj përfaqësueseje dhe për momentin, bilanci i Shqipërisë me 2 gola të shënuar e 6 të pësuar, nuk jep shumë optimizëm.


Shtuar 25.09.2022 19:56