Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, as kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Europianit, ku do të përplaset me Anglinë, paralajmëroi “Tre Luanët” se nuk do ta kenë si shëtitje kalimin në gjysmëfinale.
“Anglia është një ekip i shkëlqyer, ka një stol të pasur dhe një staf të aftë. Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje shumë e vështirë. I kam ndjekur tri ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, jo fitoren ndaj Gjermanisë, sepse na u desh të përgatiteshim për ndeshjen tonë me Suedinë. Atyre është shumë e vështirë t’u shënosh, por forca e tyre nuk duhet të na trembë. Duhet të na motivojë, sepse gjithçka është e mundur në futboll. Duhet të japim zemrën në fushë.”
Njeriu i ndeshjes në suksesin ndaj Suedisë, Oleksandr Zinchenko, foli me superlativa për shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Raheem Sterling.
“Është një nga sulmuesit anësorë më të mirë në botë, po bën diferencën tek Anglia. Ne do të duhet të jemi në maksimumin tonë në mbrojtje për ta ndaluar atë, por do të jetë e vështirë.”