Sergio Ramos rikthehet në stërvitje me Realin

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është rikthyer në stërvitje.

 

“Los Blancos” kanë për të zhvilluar edhe ndeshjen e fundit vendimtare kundër Villarealit në kuadër të xhiros së 38-të të La Ligas.

Lajm i mirë për Zidane mund të jetë rikthimi i Ramos në stërvitje, por ende nuk dihet gjendja fizike e tij dhe se a është i gatshëm të paraqitet në këtë takim.

34 vjeçari u lëndua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Qëllimi i Ramos është rikthimi sa më i shpejtë, por nuk dihet nëse do të paraqitet ndaj Villarealit pasi që dihet se ai dëshiron të jetë pjesë e “Euro 2020”.

Shtuar 20.05.2021 22:56