Mourinho ka përforcimin e tij të parë në mesfushë. Këtë mëngjes Sergio Oliveira zbarkoi në Romë për të filluar aventurën e tij të re në Giallorossi.
Roma dhe Porto mbrëmë mbyllën përfundimisht marrëveshjen për lojtarin që mëngjesin e sotëm në orën 11.45 zbarkoi në aeroportin Ciampino me një fluturim privat nga Porto.
29-vjeçari u transferua në një huazim për 2 milionë euro me të drejtë blerjeje të vendosur në 13 milionë. Lojtari tani do të shoqërohet nga stafi i Giallorossi në Villa Stuart për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Pas kësaj do të jetë në Trigoria për të nënshkruar kontratën dhe për të bërë fotot e para si lojtar i Romës përpara se të bëjë njoftimin zyrtar. r.t/albeu.com