Serbia mposht me përmbysje Portugalinë dhe kualifikohet në Katar, Spanja nuk zhgënjen kundër Suedisë (VIDEO)

Lisbona dhe e gjithë Portugalia është tronditur ditën e sotme, pasi Serbia e mposht me përmbysje në minutat e fundit dhe i merr vendin e parë në grupin A.

Tanimë Ronaldo me shokë do të duhet t’i bjerë nga Play-Off për të siguruar një biletë për Botërorin e ardhshëm.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen pasi një gabim në mbrojtjen e serbëve u shfrytëzua mirë nga Renato Sanchez, i cili e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 2.

Serbia nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe arrinë të gjejë golin e barazimit në minutën e 33 me kapitenin Tadic.

Pjesa  e parë mbyllet në barazim 1-1 dhe e dyta nis me një Portugali që pret në mbrojtje për goditur në kundërsulm, por nuk ia del.

Teksa minutat kalonin dhe ndeshja shkonte drejt fundit aq më shumë pajtohej me barazimin skuadra e Santos, por miqtë nuk e kishin dhënë fjalën e fundit pasi Mitrovic i ardhur nga stolin me pikën e tij më të  fortë, pikërisht me kokë, përmbys rezultatin në minutën e 90 dhe dërgo kështu kombëtaren e tij në Katar 2022.

Spanja edhe pse me vështirësi, ia del të marrë tre pikë përballë Suedisë dhe të blindojë vendin e parë duke siguruar kështu kualifikimin direkt.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që patën mundësitëe tyre.

Në të dytën është Alvaro Morata që në minutën e 86 shënon golin e vetëm dhe të fitores për “furinë e kuqe”. r.t./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 23:52