Sanchez drejt largimit nga Interi, “zikaltërit” gjejnë pasuesin adekuat

Sanchez pavarësisht që kohëve të fundit ka gjetur formën e duhur, vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “San Siro”, pasi nuk është gjithmonë titullar.

Calciomercato” raporton se Inter e sheh Caicedon si zëvendësuesi adekuat që t’i bashkohet “Neurazzurëve” në rast se kiliani largohet.

Caicedo në të kaluarën ka luajtur nën urdhrat e Simeone Inzaghit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shënuar vetëm një herë në pesë ndeshje për Genoan.

Edhe vetë futbollisti është i hapur që t’i bashkohet kampionit momental të Italisë, me të cilët edhe do ishte pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. /albeu.com


Shtuar 23.12.2021 12:24