Kontrata e Don Carlo është deri në vitin 2024.
Sipas DefensaCentral, mbajtësit e titullit të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve kanë vënë syrin te ish-Galactico Ruud van Nistelrooy si trajner i ardhshëm.
Holandezi, i cili aktualisht drejton PSV Eindhoven, ka tërhequr vëmendjen e ish-klubit të tij dhe ata do të monitorojnë me vëmendje përparimin e Ruud si trajner.
Ai mund të jetë një kandidat i përshtatshëm për të pasuar Carlo Ancelottin pasi kontrata e italianit me klubin përfundon në verën e vitit 2024.
Pretendentë të tjerë për këtë rol përfshijnë ish-sulmuesin e Real Madrid, Raul Gonzalez, i cili ka pasur disa suksese në Castilla.
Ehe djali CarloS, Davide Ancelotti. /albeu.com/