Rrahmani: Tashmë të gjithë e dinë forcën tonë

Amir Rrahmani ka folur pas fitores së djeshme së Napolit ndaj Bologna-s me rezultatin 3-0.

Kapiteni i Kosovës është shprehur kështu për “Sky”:

“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë ndaj Bologna-s, ishim shumë të fokusuar , gjithmonë duhet të jemi të fokusuar.

Për të arritur këto rezultate duhet të punojmë të gjithë si grup, duhet të luajmë bashkë si një lojtar i vetëm.

Nëse të gjithë bashkëpunojnë, do të jetë shumë e lehtë për të arritur rezultate pozitive.

Koulibaly është më i miri, një mbrojtës fantastic dhe unë jam shumë krenar që kam një shok ekipi si ai”.

i pyetur për skudeton ai u përgjigj se është ende herët për ta diskutuar këtë gjë sepse kanë kaluar vetëm 10 ndeshje.

“Është ende herët, por kundërshtarët tashmë e dinë forcën tonë.”

Rrahmani po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e drejtuar nga Spalletti./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 09:52