Rooney i thotë “jo” United

Pasi u zyrtarizua largimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Old Trafford, bordi i drejtorëve të Manchester United ka nisur punën për të gjetur një trajner të aftë për të ridrejtuar situatën që po kalojnë mankunianët.

E teta, 3 pikë prapa pozitave evropiane, 12 pas lidershipit dhe pas grumbullimit të 4 humbjeve në 5 ndeshjet e fundit , Djajtë e Kuq kanë nevojë për një trajner që ndryshon rrënjësisht lojën dhe disponimin e lojtarëve.

Rooney, sulmuesi historik i Djajve të Kuq, tashmë një trajner i Derby County, është pyetur nga Sky Sports për një rikthim të mundshëm në skuadrën Mancunian, këtë herë për të mbushur stolin e shtëpisë në Old Trafford. “Unë jam i përkushtuar ndaj këtij klubi derisa dikush të më thotë të kundërtën”, deklaroi ai prerazi. /albeu.com


Shtuar 21.11.2021 22:40