Ronaldo para sfidës me Spanjën: Do të jemi të përgatitur

Cristiano Ronaldo ka komentuar përballjen e rëndësishme që e pret Portugalinë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, aty ku do të ndeshet me një nga skuadrat më të kuotuara për trofeun.

Të lidhura

None found

Dueli mes Portugalisë dhe Spanjës do të luhet të hënën në orën 21:00 dhe konsiderohet si një nga takimet më të forta të kësaj faze të turneut.

Sulmuesi portugez e vlerësoi Spanjën si një nga favoritët kryesorë për të fituar kompeticionin, por nënvizoi se skuadra e tij është e gatshme për këtë ndeshje.

“Do të jemi gati. I njohim shumë mirë. Spanja është një nga favoritët kryesorë për ta fituar turneun. Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Ronaldo.

Portugalia e preu biletën për në këtë fazë pas triumfit 2-1 ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja vjen nga një sukses bindës 3-0 përballë Austrisë.

Në këtë Botëror që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Ronaldo është paraqitur në formë të mirë, duke shënuar deri tani tre gola.//


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkGalabetHoliganbetZirvebetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio