Ronaldo i’a siguron fitoren Al Nassr-it ndaj Al Ahli-t

Cristiano Ronaldo ia ka siguruar fitoren ekipit të tij, Al Nassr si mysafir të Al Ahli me rezultatin 0:1.

Ronaldo realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 68-të për 0:1.

Vlen të ceket se portugezit iu anulua një gol nga sistemi VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore, Al Nassr tash ka 56 pikë për vendin e dytë.

Për Ronaldon, ky ishte goli i 23-të në ligën elita arabe.


Shtuar 15.03.2024 23:42