Roma ka tre emra për merkaton e verës, gjithçka varet nga pozicioni në fund të sezonit

Roma e José Mourinhos , shpjegon ‘Gazzetta dello Sport’, tashmë ka filluar planifikimin e tregut të transferimeve për sezonin e ardhshëm.

‘Special One’ tashmë ka një gjysmë revolucion në mendje, edhe pse padyshim shumë do të varet nga pozicioni përfundimtar këtë sezon dhe nga sa do të duan të investojnë Friedkins. Në çdo rast, janë 3 nevoja të identifikuara nga trajneri: një mbrojtës, një playmaker dhe një sulmues.

 

Përsa i përket praparojës, emri i fortë duket se është Marcos Senesi , qendra argjentinase e Feyenoord-it me kontratën që skadon në vitin 2023.

Në mesfushë do të rikthehemi aty ku ishim verën e kaluar, te Granit Xhaka i Arsenalit.

Për sulmin, duke pasur parasysh dëshirën për të arritur një lojtar të jashtëm, është ideja e Filip Kostic nga Eintracht./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 11:04