Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me modelen e njohur shqiptare

Robin Krasniqi ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar kohët e fundit se është në një lidhje me modelen Marigona Krasniqi. Boksieri ka postuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet i përqafuar me Marigonën.

Kjo është romanca e parë që bën publike pas ndarjes me modelen Heidi Lushtaku. Modelja dhe Robin i dhanë fund fejesës së tyre një vit më parë, duke thënë se i kishin ndarë rrugët mes tyre paqësisht.

Por, megjithëse u duk sikur lidhja e tyre përfundoi, ata vendosën t’i jepnin një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë sërish mes tyre. Tani, boksieri duket i lumtur krah Marigonës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)


Shtuar 16.11.2021 22:05