Rinovoi kontratën me Realin, flet Luka Modric

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric sot (e martë), ka rinovuar kontratën edhe për një vit me klubin spanjoll.

 

Kroati ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke qenë titullar i padiskutueshëm, pavarësisht moshës.

Me Real Madrid ka rinovuar kontratën edhe për një edicion, ndërsa tha se është i lumtur dhe krenar.

“I lumtur dhe krenar që mbajë fanellën e klubit më të mirë në botë”, shkroi ai.

Shtuar 25.05.2021 12:05